Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se kjo Qeveri ka ardhur në pushtet me premtimin për rritje të prodhimit vendor dhe zvogëlim të varësisë nga importi, duke shtuar se kjo qeveri “ka rritur deficitin tregtar”.
“5 miliardë euro është vlera e deficitit tregtar, rekord për periudhën e pasluftës. Rritje rekorde e importeve përfshirë rritje të importit të grurit, miellit, qumështit dhe energjisë elektrike.”
“Asnjë reformë fiskale, që do të nxiste rritjen e prodhimit vendor. Asnjë investim i huaj në prodhim. Ky pushtet është i paaftë! Kosovës po i kushton shtrenjtë!”, ka shkruar LDK.
Ndërkohë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-9.2%) në muajin shkurt 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 317.5 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 349.5 milion Euro në vitin 2022.