Afera me rezervat shtetërore: 2 deri 3% do t’i fitonte Ridvan Muharremi nga blerja e grurit

Biznesmeni Ridvan Muharremi, i dyshuar për aferën me rezervat shtetërore, po del që jo vetëm se ka afërsi me kryeministrin Albin Kurti, por që ai do të përfitonte një shumë të majme nga sigurimi i grurit, vajit e sheqerit. Nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i  kanë ofruar “Ridit” 2 deri në 3% fitim nga ndërmjetësimi, e që në shifra i bie deri në 600 mijë euro para, shkruan lajmi.net.

Ridvan Muharremi u arrestua me 18 gusht nën dyshimet për keqpërdorime të rezervave shtetërore të Kosovës, por u liria të premten e kaluar nga paraburgimi.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka gjetur se përpos procedurës së kundërligjshme që është ndjekur në blerjet e rezervave shtetërore ka edhe shkelje të tjera pasi malli i paguar s’ka mbërritur në Kosovë.

Reklama e sponzorizuar

Biznesmeni Rdidvan Muharremi, njihet për afërsinë e tij me kryeministrin, Albin Kurti, por që pas arrestimit të tij pushteti aktual u disatancua nga ai.

Ishte ministrja Rozeta Hajdari e cila mohoi se është takuar me Muharremin.

Por kjo po del të jetë ndryshe, Mahmut Hallimi avokat I Ridvan Muharremit, ka thënë për Lajmi.net se jo vetëm që është takuar ministrja, Rozeta Hajdari me “Ridin”, por madje i është ofruar edhe përqindje e fititmit për grurin e siguruar.

“Nuk ka asnjë faj Ridvan Muharrem, nëse ka ndonjë faj, faji I tij është që nuk ka pranuar të lidh kontratë përfaqësimi. Në të drejtën detyrimore ekziston institute I ndërmjetësimit, për me u kry një transaksion mirëpo atij I takon shpërblimi, përshembull i takon 2% deri në 3% shkon vlera e fitimit për ndërmjetësim”, ka thënë avokati i Muharremit.

Në vlerën që kishte malli i cili kap shifrat milionëshe e që fitimi i Muharremit do të ishte deri në 600 mijë euro.

Kështu ka deklaruar vet Ridvan Muharremi para Prokurorisë Speciale, detaje këto që i ka bërë të ditur avokati i Muharremit për Lajmi.net.

Por, që sipas avokatit Mahmut Halimi, I cili e përfaqëson Ridvan Muharremin, nga ana e klientit të tij ishte refuzuar që të përfitonte këtë shumë që ia ofroi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

“Qe përshembull 3 apo 4 milionë euro ka qenë vlera e atij malli, zotrit Ridvan Muharremi I kishin taku dikund  500 apo 600 mijë euro, kish qenë e detyruar ministria me ia pagu. Mirëpo ka dasht prej vetvetes prej shpenzimeve të veta me kry një shërbim vendit në formë vullnetare”, u shpreh avokati Mahmut Halimi.


Në dosjen e Prokurorisë, thuhet se biznesmeni Ridvan Muharremi ishte personi kyç që kishte zhvilluar negociatat me operatorët ekonomikë për blerjen e grurit, vajit e sheqerit.

Sipas Prokurorisë, pavarësisht se pagesat ishin bërë 100 për qind me operatorët ekonomikë nga Turqia e Polonia, gruri, vaji e sheqeri, nuk erdhën.

Porosia prej 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kg sheqer nuk kanë ardhur fare pavarësisht se pagesat ishin bërë avans.

Ndërsa për gjithë grurin e kontraktuar ishin paguar 4 milionë e 834 mijë e 778 euro derisa në Kosovë nuk kanë mbërritur 52.5 tonë grurë.

“Pavarësisht se pagesa në formë të avansit është realizuar në tërësi, në Kosovë, si vend i destinimit, janë sjell vetëm 9.947.5 tonë grurë ose 52.5 tonë më pak se sasia e kontraktuar. Ndërsa, lloji vaji dhe sheqeri nuk janë sjell fare. Si rezultat i këtyre veprimeve është dëmtuar interesi publik në lartësi prej 601 mijë e 940 euro”, ka konstatuar Prokuroria.

Kryeministri Albin Kurti pas arrestimit të Ridvan Muharremit dhe dy zyrtarëve të MTI-së, publikuar një video-mesazh, me të cilin ka akuzuar sistemin e drejtësisë së po tenton që të rikthejë në pushtet ish-kastën e kalbur politike. Ka thënë se Rozeta Hajdari nuk është shkelëse e ligjit dhe nuk ka korrupsion te rezervat shtetërore.

Gjuhë të njëjtë kishte edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se sistemi i drejtësisë po synon ta rrëzojë Qeverinë Kurti me spektakle.

Edhe një deputet i Vetëvendosjes ka deklaruar se sistemi i drejtësisë po iu shërben opozitës dhe milionerëve.