Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, bashkë me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, do të flasin sot për energjinë elektrike.
Ata në një konferencë për media do të japin informacione lidhur me masën për kursimin e energjisë elektrike.
Konferenca do të mbahet në ndërtesën e qeverisë duke filluar nga ora 09:00 e mëngjesit.