Pagat në BE u rritën me 4.4% në 2022 – Paga mesatare u rrit në 22.9 euro për orë

Paga
Fotografi ilustruese

Paga mesatare për orë në vendet anëtare të BE-së arriti në 22.9 euro, ndërsa në vendet e eurozonës 2.6 euro më e lartë, në 25.5 euro, në vitin 2022, sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi statistikor i BE-së, Eurostat. Krahasuar me vitin 2021, pagat u rritën me 4.4% në BE dhe me 4% në zonën e euros.

Brenda eurozonës, pagat dhe mëditjet për orë u rritën në të gjitha vendet anëtare. Rritjen më të ulët e shënuan Italia, Malta dhe Finlanda +2.3% secila dhe më e madhja nga Lituania +13.4%, Estonia +8.8% dhe Kroacia +8.7%. Greqia ishte nën mesataren e BE-së me një rritje prej afërsisht 4.2%, në vendin e 18-të në renditjen e përgjithshme të shteteve europiane.

Për sa u përket vendeve jashtë zonës së euros, pagat për orë dhe pagat e shprehura në monedhën kombëtare gjithashtu janë rritur në të gjitha vendet. Ato u rritën më pak në Danimarkë +2.2% dhe Suedi +3.0% dhe më shumë në Hungari +16.4%, Bullgari +15.5%, Rumani +12.3% dhe Poloni +11.7%.

Reklama e sponzorizuar

Në BE, aktivitetet ekonomike që shënuan rritjen më të lartë të pagave vjetore në vitin 2022 ishin: Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 6.4%, furnizimi me energji elektrike, gaz dhe ajër të kondicionuar si dhe Aktivitete financiare dhe sigurimesh, të dyja nga 5.6%. /Scan tv/