Sa është paga e një punëtori në fabrikat e BMW-së?

Referuar raporteve të pagave në firmat më të mëdha të botës duket se pagat në BMW janë ndër më të mirat në industrinë gjermane dhe evropiane të veturave.

Prodhuesi bavarez i veturave është duke ecur mirë dhe kjo është reflektuar edhe në rezultatet financiare. Për shkak të kësaj, ata shpërblejnë bujarisht punëtorët e tyre.

“Kununu” shkruan se njerëzit që punojnë në punë mirëmbajtjeje në BMW marrin një pagë mesatare vjetore bruto prej 36.400 euro, ndërsa punëtorët e kualifikuar të prodhimit mund të llogarisin në 42.100 euro.

Reklama e sponzorizuar

Logjistikët kanë rrogë 52 mijë euro.

Nga ana tjetër, programuesit dhe inxhinierët fitojnë nga 77.200 deri në 88.900 euro bruto në vit. Për drejtuesin e ekipit, paga vjetore bruto është rreth 114.500 euro, kurse praktikantët paguhen 17.300 euro bruto. Pagat e menaxherëve ato janë të shprehura në miliona euro.

Por kjo nuk është e gjitha, duke pasur parasysh se përveç shtesave sindikaliste dhe pushimeve, punonjësit në BMW marrin rreth 13.7 paga në vit. As kjo nuk është e gjitha, sepse BMW e ndan fitimin me punëtorët në një shumë prej 9.175 deri në 15.700 euro./albinfo