Një valë e re e rritjes së çmimeve është paralajmëruar pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike prej 15 për qind.
Të dhënat e përditësuara të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë për lëvizje të çmimeve në javën e fundit të disa prej produkteve bazike.
Dy produktet e shtrenjtuara janë vaji dhe djathi.
Kështu çmimi i vajit ka hipur në 1.80 euro për litër, prej 1.75 euro sa ka qenë një javë më parë.
Këto ditë është shtrenjtuar edhe djathi. 800 gram djath mund të blihet për 6.86 euro, derisa ishte 6.59 euro një javë më parë. /Buletini Ekonomik/