Inspektorati i Punës ka vlerësuar se Kosova po përballet me sfida serioze në përmirësimin e praktikave të dobëta ekzistuese në vendin e punës.
Rastet e shpeshta të lëndimeve të rënda në vendin e punës dhe sëmundje profesionale, sipas IP janë si pasojë e zbatimi i paqëndrueshëm i legjislacionit për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe kërkesat e ligjit të punës.
Andaj, ky institucion parasheh se përmirësimet në sistemin e Kosovës për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe ligjin e punës janë kritike dhe kërkojnë angazhim të përbashkët nga të gjithë aktorët e përfshirë.
Me këtë rast, IP ka zhvilluar një Strategji Zhvillimore të Inspektoratit të Punës për vitet 2023-2027, me anë të së cilës synon të lehtësojë funksionimin e inspektoratit të punës nëpërmjet miratimit të disa mekanizmave.
“Reformimi i strukturës së Inspektoratit të punës.
Krijimi i sistemit informativ të Inspektoratit të punës.
Planifikimi i bazuar në prova i inspektimeve të punës.
Ngritja e kapaciteteve të inspektorëve të punës.
Rritja e ndërgjegjësimit dhe përmirësimi i komunikimit.
Përmirësimi i infrastrukturës fizike të Inspektoratit të punës”, janë mekanizmat që parashihen të realizohen.
Inspektorati i Punës i Kosovës luan një rol vendimtar në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme dhe aktivitetet e gjithanshme të komunikimit.