Vazhdon rritja e çmimeve të produkteve bazë në Kosovë

Fotografi ilustruese

Trendi i rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore edhe më tej vazhdon. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat zyrtare, sipas të cilave,  në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar, këtë vit çimet janë më të larta, sidimos tek produktet bazë.

Kështu, si pasojë e inflacionit që në muajin mars të këtij viti ishte 7.6%, është vërejtur rritje e çmimit të  qumështit, djathit dhe vezëve dhe atë për 19.2%, pastaj  mishit për 16.6% e prodhimeve ushqimore me 16.2%,  sheqerit, reçelit, mjaltit, çokollatës  dhe ëmbëlsirave për 15.0%.

Rritje të çmimeve kanë pasur edhe produktet e  tjera si bukë, drithëra, perime por edhe të tjerat.

Reklama e sponzorizuar

Megjithatë, rënie e çmimeve, sipas ASK-së, vërehet te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal me -6.9%, energji elektrike -4.8%, pajisje audio-vizuele dhe fotografike për përpunimin e informatave -3.0%; mjete të komunikimit -2.9%; gaz -1.3% dhe sigurime me-0.3%.