Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se sot ka ndaluar për 48 orë drejtorin e kompanisë VisaMetric. Kjo kompani u kishte marrë qytetarëve të Kosovës nga 30 euro për një shërbim siç është kthimi i pasaportës në adresat përkatëse të klientëve, edhe pse në vendimin e Gjykatës Komerciale është cilësuar i jashtëligjshëm.
Pronari Ozdemir, është dërguar në mbajtje pikërisht për mosekzekutim të këtij vendimi gjyqësor.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në kuadër të ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me rastin “Visametric”, Prokurorja e Shtetit, sot pas marrjes së deklaratës nga i pandehuri S.O., (shtetas turk), drejtor i këtij subjekti, me aktvendim mbi ndalim e ka ndaluar të njëjtin në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, nga neni 394, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Gjithashtu, ju njoftojmë se brenda afatit ligjor, prokurorja e çështjes, ndaj të njëjtit do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore, derisa iu bëjmë të ditur se lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar hetimet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje penale.” – thuhet në njoftimin e lëshuar sot për media nga Gjykata Themelore e Prishtinës.