Blloku A5 rikthehet në operim

Termocentrali Kosova B- Buletini Ekonomik

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se blloku A5 është rikthyer në operim.

Sipas KEK-ut, kjo është bërë pas eliminimit të të gjitha vërejtjeve të evidentuara gjatë fazës testuese.

“Pas fazës testuese njësia A-5 është rikthyer në operim. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ju njofton se njësia A5 pas përfundimit të remontit kapital dhe eliminimit të të gjitha vërejtjeve të evidentuara gjatë fazës testuese, kjo njësi është rikthyer në operim sot pas mesnate me datë 21 maj”, thekson njoftimi.

Reklama e sponzorizuar

Në fund, KEK thotë se sot në operim ka tri njësi të termocentralit “Kosova A” dhe një njësi të termocentralit “Kosova B”.