Home Ekonomi ASK: Sektori i tregtisë në Kosovë prin me punësim

ASK: Sektori i tregtisë në Kosovë prin me punësim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, duke paraqitur indeksin e vëllimit të shërbimeve për shkurt 2023.

Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në sektorin e shërbimeve për muajin Shkurt të vitit 2023.

Në muajin shkurt të vitit 2023, indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Shkurt 2022) kishte rritje te: Agjencitë e udhëtimit (104.38%); Hotelet (72.28%); Aktivitetet e Arkitekturë dhe Inxhinierisë (43.92%); Tregtia (34.5%); Transporti dhe magazinimi (21.78%); Informacioni dhe komunikacioni (21.72%); Bar-Restorantet (16.9%).

Reklama e sponzorizuar

“Nmri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Shkurt 2022) kishte rritje te: Tregtia (31.44%); Aktivitetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë (18.93%); Informacioni dhe komunikacioni (11.62%); Transporti dhe magazinimi (11.2%); Agjencitë e udhëtimit (3.37%); Bar-Restorantet (3.06%); dhe Hotelet (0.37%)”, njofton ASK.