Autoriteti i Konkurrencës pa drejtor, institucionet heshtin

Autoriteti i Konkurrencës në Kosovë që nga gushti është duke funksionuar me ushtrues detyre, krejt kjo pasi Qeveria e Kosovës ende nuk e ka dhënë dritën e gjelbër që ky institucion të fillojë hapat për të emëruar një person.

Nga ekzekutivi nuk kanë dhënë një shpjegim për vonesën, derisa ekonomistët thonë se kjo po dëmton konsumatorin.

Reklama e sponzorizuar

Është organi që merret më mbrojtjen e konkurrencës së lirë në treg dhe efektet në treg, e pikërisht në këtë periudhë kur Kosova po përballet më një inflacion të lartë, Autoriteti  i Konkurrencës që nga gushti i vitit 2022,  po vazhdon të udhëhiqet nga ushtrues i detyrës së drejtorit.

Ani pse po afrohet gushti, emërimi i një personi në pozitën e drejtorit duket se nuk është në prioritetet e afërta institucionale.

Për çka partitë opozitare thonë se qeveria ka neglizhuar skajshmërisht këtë institucion.

“Qeveria e ka neglizhu skajshmërish dhe ka shkelur çdo afat ligjor dhe nuk ka vendos ende ta kompletoj këtë Autoritet dhe nuk e dimë pse po shtyhet deri tash ky veprim. Është kalu çdo afat ligjor për emërimin e tyre”, ka thënë Ferat Shala-Kryetar i komisionit për Ekonomi.

Boshllëqet brenda Autoritetit të Konkurrencës nuk lidhen vetëm me pozitën e drejtorit, aty ka edhe pozita tjera udhëheqëse që kanë mbetur vetëm me u.d.

“Nuk është çështja e drejtorit e vetmja por më sa kamë informacione janë edhe dy pozita të tjera që janë më u.detyre dhe kjo paraqet një hendek në punën e  Autoritetit”, ka thënë Sakip Imeri-Ish-drejtor i AKK-së.

E mos funksionalizimi në plotëni i këtij institucioni sipas Mustafë Kadrijaj i dëmton direkt qytetarët

“Në këtë rast është dëmtuar pjesa e ekonomisë dhe konsumatori, problem qëndron të konkurrenca e lirë pasi Kosova është orientuar tek ky dhe në këtë rast janë dëmtuar edhe qytetarët pasi dihet se si janë fryrë çmimet para dy vitesh”, ka thënë Mustafë Kadrija-Ekonomist.

Aktualisht në krye të Autoritetit të Konkurrencës është vendosur si ushtrues detyre, Selajdin Beqa.