“Çfarë është blerë me 105 euro në shkurt të vitit 2021, sot duhet të blihet me 127”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku “e ka vizatuar” rritjen e çmimeve.

Ai ka shkruar se çfarë është blerë me 105 euro në shkurt të vitit 2021, sot duhet të blihet me 127 euro.

Reklama e sponzorizuar

“Pushteti na thotë se çmimet janë normalizuar. Një tjetër përpjekje mashtrimi. Po ja u vizatoj. Çfarë është blerë me 105 euro në shkurt të vitit 2021, sot duhet të blihet me 127. Dhe rritja vazhdon. Sepse paaftësia kushton e propaganda s’bën zgjidhje. Burimi: Agjencia e Statistikave, nga vet zyra e Kryeministrit”, ka shkruar Abdixhiku.