Çmimi i arit arrin maksimumin historik

Ari

Çmimi i arit është rritur me 10.94 për qind këtë vit, i nxitur nga paqëndrueshmëria gjeopolitike, duke përfshirë luftën në shtetin ukrainas dhe rritjen e inflacionit.

Çmimi i arit u mbështet edhe nga bankat qendrore botërore të vendeve si India, Turqia, Kina dhe Rusia, të cilat blenë sasi rekord ari.

Banka Silicon Valley e Kalifornisë dhe Signature Bank e New Yorkut falimentuan në muajin mars. Më pas radha i erdhi bankës evropiane, Credit Suisse, e cila ishte pranë kolapsit, por u shpëtua nga banka UBS.

Reklama e sponzorizuar

Pas këtyre ngjarjeve në muajin mars, shqetësimet për vazhdimin e krizës u zbutën. Megjithatë, frika për vazhdimin e krizës bankare u rizgjua javën e kaluar pas lajmit se First Republic Bank kishte shpallur falimentimin dhe do të blehej nga JP Morgan dhe se disa banka të tjera ishin në rrezik falimentimi. Banka Rajonale PacWest Bancorp humbi 70 për qind të vlerës së saj në pesë ditët e fundit të punës.

Tregjet u tronditën nga shqetësimet për këtë krizë të ‘rizgjuar’ financiare në sektorin bankar dhe zhvendosjen si rrjedhojë të fondeve të investitorëve në ar.

Shumica e tregtarëve pajtohen se kriza bankare është një faktor që i shtyn çmimet e arit drejt niveleve rekord dhe kriza duket larg përfundimit në këtë pikë. Citigroup pret që çmimi i arit të arrijë në 2300 dollarë në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/