Energjia e gjelbër zëvendëson gazin rus, projekti i BE-së kërkon një investim mbi 800 miliardë euro

Bashkimi Evropian mund të zëvendësojë gazin rus me teknologjitë e gjelbra deri në vitin 2028 me një shpenzim total kapital mbi 800 miliardë eurosh.

Sipas një raporti të publikuar nga Oxford, llogarit koston e zëvendësimit të plotë të gazit rus për ngrohje dhe energji elektrike me energji të pastër.

Gazi rus përbënte rreth gjysmën e furnizimeve me gaz të BE-së në vitin 2021, ndërsa pjesa e tij ra në 12.9 për qind deri në fund të 2022, pas përgjigjes së BE-së ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, në një përpjekje për t’i dhënë fund varësisë nga gazi rus deri në vitin 2028.

Reklama e sponzorizuar

Shpenzimet prej 811 miliardë eurosh për të zëvendësuar gazin rus me teknologjitë e gjelbra përfshijnë shpenzimet e planifikuara prej 299 miliardë eurosh për energjinë e pastër si pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe një investim shtesë prej 512 miliardë eurosh në energjinë e rinovueshme dhe pompat e nxehtësisë.

“Deri në 90 për qind i investimit shtesë të kërkuar mund të rikuperohet gjatë tridhjetë viteve të ardhshme duke eliminuar nevojën për të blerë gaz”, thekson raporti.

Qendra për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër thekson se BE-ja mund të ketë paguar rreth 5 miliardë euro për gazin rus në katër muajt e parë të vitit 2023. /Telegrafi/