Gërxhaliu: Mungesa e investimeve kapitale e ka dëmtuar ekonominë e Kosovës

Lufta kundër korrupsionit ka qene pjesë e fushatës së kryeministrit, Albin Kurti. Në lidhje më këtë kryeministri, Kurti sot do të takimin e parë për Strategjinë Kundër Korrupsionit.

Njohës të ekonomisë po vlerësojnë se gjatë dy viteve të qeverise, Kurti ka pasur mungesë të investimeve kapitale. Safet Gërxhaliu i tha Radio Kosovës se fokusi nuk duhet të jetë vetëm lufta kundër korrupsionit pasi mungesa e investimeve kapitale e ka dëmtuar shumë ekonominë e Kosovës.

“Çdo hap i cili shpie në luftën kundër korrupsionit e ka efektin e vetë pozitiv. Mirëpo duhet të kuptohet që nuk duhet të jetë fokus vetëm lufta kundër korrupsionit në qoftë se nuk ka investime në projekte kapitale. Për fat të keq një ngulfatje e tillë e ka dëmtuar ekonominë e Kosovës sepse partneri kryesor për implementim dhe zhvillim është sektori privat”, ka thënë Gërxhaliu.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu, Gërxhaliu tha se viti 2023 pritet të ketë buxhet rekord i cili do të jetë 3 miliardë e 200 milion euro. Por nëse Kosova do të ketë këtë ngulfatje nuk do të këtë korrupsion, por se nuk do të ketë edhe zhvillim ekonomik, tha Gërxhaliu.

“Në këtë drejtim pritet që viti 2023 të jetë një vit rekord me një buxhet prej 3 miliard e 200 milion euro ku kontribuues me të mëdhenj në këtë buxhet do të jete sektori privat. Në qoftë se do të kemi këtë ngulfatje nuk do të ketë korrupsion, por se nuk do të ketë as zhvillim ekonomik. Zhvillim ekonomik i cili është shumë i nevojshëm për Kosovën. E them këtë bazuar në faktin që në dikaster qeveritar është një shpenzim minor i buxhetit dhe mungesa e një komunikimi të mirëfillte në mes të nivelit qendror dhe lokal është një ngulfatje e re”, ka shtuar Gërxhaliu.

Për hartimin e kësaj strategjie kryeministri, Kurti ka angazhuar një komision hetimor që do të udhëhiqet nga ministri i Financave, Hekuran Murati  dhe anëtarët, Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu dhe Artane Rizvanolli.

Kosova, prej vitesh, është në shënjestër të kritikave të institucioneve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare për nivel të lartë korrupsioni. I fundit ka qenë Departamentit amerikan i Shtetit, i cili në një raport të publikuar më 20 mars, ka nxjerrë në pah se Kosova ka “korrupsion serioz qeveritar”.