Latifi-Jashari jep dorëheqje nga pozita e zëvendësguvernatores së BQK-së

Nora Latifi-Jashari ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtrueses së detyrës së zëvendësguvernatores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Sipas burimeve të Telegrafit, Latifi-Jashari ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, mirëpo nuk është dorëhequr nga Bordi jo-ekzekutiv i BQK-së.

“Latifi-Jashari është e angazhuar edhe në GAP dhe se i është kërkuar se a do të vazhdoj në këtë institut. Aktualisht, ajo vazhdon të mbetet në Bordin jo-ekzekutiv të BQK-së”, thuhet nga ky burim.

Reklama e sponzorizuar

Kujtojmë se nga data 29 mars, institucioni më i lartë financiar në vend është pa guvernator dhe se procesi i përzgjedhjes në këtë pozitë tashmë është kthyer në pikën zero.

BQK-ja e kishte dërguar në Kuvendin e Kosovës listën e kandidatëve e katër kandidatëve për ta marrë pozitën e guvernatorit e që ishin Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkëndije Himaj.

Ditë më parë, deputetet kanë zgjedhur Arta Hoxhën anëtare jo-ekzekutive të Bordit të BQK-së.