Vetëvendosje: Telekomi, pas shumë vitesh, realizon fitim

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka thënë se Telekomi i Kosovës pas shumë vitesh është kthyer në ndërmarrje profitabile.

“Telekomi në vitin 2019 ishte në -26.92 milionë euro, kurse tash në tremujorin e parë të 2023 është në fitim +730 mijë euro”, thuhet në infografiken e përgatitur nga kjo parti.

Po ashtu thuhet se edhe Posta e Kosovës ka përmirësuar dukshëm përformancen financiare.

Reklama e sponzorizuar

“Posta në vitin 2018 ishte në -2.44 milionë euro, kurse tash në tremujorin e parë të 2023 është -306 mijë euro”

“Kur ndalohet hajnia dhe keqpërdorimet ndërmarrjet publike këndellën. Këtë e kemi thënë në programin tonë politik. Këtë po e shohim shumë shpejtë tash në ndërmarrjet tona publike, ku falë edhe punës së menaxhmenteve të reja ndërmarrjet po dalin nga humbja në fitim. Në këtë infografikë kemi rastin e Telekomit ku nga një minus i lartë kemi mbrri në një plus të vogël dhe atë të Postës ku humbjet milionëshe janë minimizuar”, thuhet në njoftim.