Lirohet çmimi i miellit në Kosovë: Pse nuk po lirohet edhe buka?

Furrë e bukës

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, Muhamet Farizi, ka bërë me dije se çmimi i miellit në Kosovë ka rënë.

Ai ka treguar se çmimi i miellit është liruar nga 20 deri në 25 për qind.

Varshmëria e çmimit të miellit varion edhe prej çmimit të grurit dhe gjithashtu buka duhet të varet prej çmimit të miellit, pasi janë të lidhura reciprokisht. Çmimi i miellit ka rënë prej 20 deri në 25 për qind, varësisht nuk i kanë të njëjta çmimet e miellit, sepse nuk ka marrëveshje mes njërit-tjetrit që të shkojnë çmimet njësoj, por mos të bazoheni në vetëshërbime, bazohuni te çmimi i mullistit”, ka thënë Ferizi në për Kosovapress.

Reklama e sponzorizuar

Ai ka thënë se pas rënies se çmimit të miellit duhet të bie edhe çmimi i bukës.

Duhet të bie edhe çmimi i bukës, por nuk presim në vlerë shumë të madhe, mund të bjerë deri në 15 për qind. Por, ata të cilët prodhojnë pjekurina kanë kushte t’i ulin, ndërsa ata që nuk prodhojnë pjekurina bazohen vetëm në bukë dhe e kanë të vështirë. Megjithatë, me fat duhet me qenë shumë populli, sepse ka shumë furrtarë, ka zejtarë të mirë të furrtarëve, por uljen e çmimeve e kanë borxh nëse miellin e marrin me çmim më të ulët”, është shprehur Farizi.