Me çfarë çmimi po tregtohet energjia në ALPEX ditët e fundit?

Fotografi ilustruese

Bursa ALPEX vazhdon aktivitetin e saj e tregtimit të energjisë elektrike. Çmimet e energjisë këto ditët e fundit kanë qenë më të vogla se ato të javës paraprake.

Të premten, më 28 Prill, çmimi mesatar i energjisë ka qenë 116.70 €/MWh, kurse vlera maksimale 150.51€/MWh e shënuar në orën 8 të mbrëmjes. Vlera minimale për këtë ditë ishte 96.07€/MWh në orën 4 të mëngjesit. Ngjashëm sikur të premten të shtunën, më 29 Prill, çmimi mesatar i MWh ishte 110.02€/MWh, 152.51€/MWh në orën 20:00 çmimi maksimal dhe 89.31€/MWh në orën 14:00 ishte shënuar çmimi minimal.

Reklama e sponzorizuar

E diela dhe e hënë, si ditë pushimi në të dy shtetet kanë pasur çmime më të ulta. Të shtunën në ditën e fundit të muajit prill, çmimi mesatar i energjisë elektrike ishte 97.18€/MWh. Maksimumi u arritë përsëri në ora 8 të mbrëmjes me 139.51€/MWh, kurse çmimi më i ultë këtë ditë u shënua mnë ora 13:00 me 75.51€/MWh. Të hënë, më 1 Maj në ditën e Puntorëve çmimi mesatar i enegjisë ishte 87.30. Vler Për këtë ditë MWh është shitur më së shtrenjti në ora 20:00 me vlerë 130.7€/MWh, kurse më së lirri në ora 14:00 me 65.86€/MWh.

Sot energjia elektrike po tregtohet me çmim mesatar 92.2€/MWh, me vlerë maksimale 123.98€/MWh në ora 19:00 dhe çmim minimal 73.51€/MWh në ora 2 pasdite.