Pronari i një restoranti që i iku punëtori për në kurbet: Pagat nuk janë të vogla!

Ditar Hoti, pronar i një restauranti në Kosovë ka folur për punëtorët që po e lëshojnë vendin dhe se sa ka pasur ndikim në biznesin e tij.

Hoti ka thënë së nga biznesi i tij kanë ikur 3-4 punëtorë, po ashtu ai ka thënë se i kanë pritur dhe përcjellur shumë mirë ata.

“Kanë ikur 3-4 punëtorë nga biznesi im që 6 vite, dhe ne sigurisht i kemi pritur dhe përcjellur mirë, edhe pse ne nuk kemi qef që kjo të ndodh, si për neve ashtu edhe për vendin”, tha Hoti për lajmi.net.

Reklama e sponzorizuar

“Shteti duhet të bëjë më shumë, por edhe ne duhet të bëjmë për shtetin. Pagat nuk janë të vogla, janë paga mesatare si  në rajonet tjera”, ka thënë Hoti.