Publikohet pasuria e Kurtit, këto janë kursimet e tij në bankë dhe të ardhurat vjetore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2022 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Si pasuri të paluajtshme, Kurti ka deklaruar banesën me 67 metra katrorë në vlerë prej 400 mijë eurosh, në emër të bashkëshortes.

I pari i Qeverisë ka thënë se ka para të gatshme në bankë në vlerë prej 119.58 euro, derisa bashkëshortja e tij ka të kursyera 10 mijë euro.

Reklama e sponzorizuar

Kryeministri gjithashtu ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka detyrime prej 250 mijë euro në afat për 24 vite, e marrë në emër të blerjes së banesës.

Nga të hyrat vjetore, Kurti ka deklaruar se nga pozita e kryeministrit merr 16,647.69 euro, ndërsa ka thënë se të ardhurat personale nga Lëvizja Vetëvendosje i janë ndërprerë nga momenti që e ka filluar detyrën si kryeministër i Kosovës. /Telegrafi/