Rafuna: Punëtorët po e lënë punën për mundësi të reja

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se bizneset duhet të prisnin gjashtë muaj për të trajnuar punëtorët e rinj, dhe ndodh që ata të braktisin punën duke dërguar një SMS, duke kërkuar mundësi më të mira në vende të tjera.

“Bizneset në momentin që rekrutojnë një punëtorët, atyre u duhen gjashtë muaj që të përgatiten ata. Ndodh që punëtorët me një sms e lënë punë, kjo bëhet me arsyen se do të provojnë një mundësi të re në vendet evropiane”, tha ai për RTK Prime.

Në anën tjetër, Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, kritikon nivelin e pagave të ulëta në sektorin privat dhe shton se kjo është një nga arsyet pse punëtorët vendosin të largohen. Ai gjithashtu përmend faktorë të tjerë që ndikojnë në ikjen e punëtorëve, përveç pagës. Azemi vlerësoi se nuk është vetëm paga që do të ndalë ikjen e punëtorëve, por janë edh faktor tjerë.

Reklama e sponzorizuar