Dogana e Kosovës e ka organizuar një aksion në fshatin Novak të Prizrenit pasi dyshohej për prodhim të pijeve alkoolike pa autorizim.
Në njoftimin e Doganës së Kosovës thuhet se pas bastisjes në lokacionin e dyshuar kanë gjetur 32,850 litra verë dhe 2,350 litra raki rrushi të prodhuara pa autorizim të nevojshëm e cila ishte në pronësi të kompanisë së dyshuar.
Pijet alkoolike të konstatuara në depon e pa autorizuar nga dogana për prodhim dhe mbajtje janë pllombuara.
Derisa sasia e gjetur është si në vijim:
– Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, merlot 14% alk., sasia 5,000.00 litra;
– Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, cabernet sauvignon 14% alk., sasia 7,000.00 litra;
– Raki rrushi 2021, 43% alk., sasia 2,150.00 litra;
– Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, merlot 13% alk., sasia 5,000.00 litra;
– Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, cabernet sauvignon 12.5% alk, sasia 15,850.00 litra;
– Raki rrushi 2022, 45% alk., sasia 200.00 litra;
– Mbetje të verës, sasia 200.00 litra.
Për mallin e konstatuar dhe të ndaluar si më sipër, vlera e tij parashihet të jetë rreth 30.000 mijë euro. Rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme pas intervistimit të personave përgjegjës.