Dokumentarët janë një mënyrë e mirë për të kaluar vikendin, ku gjatë kohës së pushimit dhe rehatisë sonë mund edhe të mësohen fakte, të dhëna dhe njohuri të reja mbi dokumentarë të ndyshëm.
Në vijim janë listuar tre dokumentar të cilët mund t’i shikoni këto ditë vikendi për ju që jeni të interesuar në sektorin e energjisë, industrinë e burimeve të ripërtëritshme dhe tranzicionin energjetik.
1. Projekte të BRE-ve në mënyra jokonvencionale
Ky dokumentar tregon instalimin e e njësisë më të madh në botë për testimin e energjisë diellore lundruese pranë bregut në ujin e detit, sistemin diellor lundrues 5 MW të SUNSEAP në ngushticat e Johor, në veri të Singaporit. Deti paraqet sfida të reja dhe ata duhet të inovojnë për të përballuar baticat e luhatshme, dallgët, si dhe kafshët e egra, në mënyrë që të dërgojnë energjinë elektrike tek konsumatorët.
Dokumentari paraqet gjithashtu punën pioniere të The Blue Circle, një kompani e energjisë së erës me bazë në Singapor, ndërsa ekipi i tyre eksploron një vend të ri të energjisë së erës në Kamboxhia. Gjithashtu paraqitet zhvillimi i parqeve të para të erës në pronësi të huaj në Vietnam.
2. Zhvillimi i Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë
Dokumentari tregonë në mënyrë inspiruese zhvillimin e projekteve të energjisë së pastër në vende të ndyshme të botës si Brazili, SHBA-të, Australia, Moroko e shumë të tjerë.
3. Tranziconi energjetik dhe varshmëria e tij në materiale bazë
Në këtë dokumentar do të tregohet varshmëria e tranzisionit energjetik ndaj një materiali shumë të rëndësishëm në botën e energjisë, bakrin. Përmesë këtij dokumentari do të tregohet se si nxirret, përpunohet dhe si ndikonë në mjedis përdorimi në masë i këtij metali.