A ju ka ndodhur t’ju vonohet fluturimi? Ju keni të drejtë në kompensim financiar

A ju ka ndodhur ndonjëherë që t’ju vonohet fluturimi? Kurdo që kjo ndodhë, ju keni të drejtë në kompensim financiar nga kompania ajrore.

Të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian janë të obliguara ta adoptojnë rregulloren e Parlamentit Evropian EC 261/2004. Kjo rregullore vendosë rregulla të përbashkëta për kompensimin financiar dhe ndihmën për pasagjerët që përjetojnë vonesa në fluturime brenda hapësirës ajrore të Bashkimit Evropian.

Këtë rregullore e ka adoptuar edhe Kosova prandaj vlen edhe për pasagjerët që destinacion e kanë Kosovën.

Reklama e sponzorizuar

Sipas rregullores së BE-së, ju keni të drejtë për një kompensim financiar për vonesën e fluturimit nëse: 1. Fluturimi juaj është vonuar; 2. Fluturimi juaj ishte në ose nga BE dhe 3. Vonesa e fluturimit tuaj ishte për fajin e linjave ajrore.

Kompensimet për fluturime të vonuara janë në vlerë prej 250 euro, 400 euro dhe 600 euro. Kompensimi i fluturimit varet nga distanca e fluturimit – sa më i gjatë të jetë fluturimi, aq më i madh është kompensimi. /Buletini Ekonomik/