Si t’i menaxhoni konvertimet në valuta dhe ta rrisni biznesin tuaj? -Këshilla nga konsulenti financiar

𝑭𝑿 – 𝑭𝑶𝑹𝑬𝑿 (𝑭𝒐𝒓𝒆𝒊𝒈𝒏 𝑬𝒙𝒄𝒉𝒂𝒏𝒈𝒆) është term ndërkombëtar, që nënkupton konvertimin e parave, nga një valutë në një valutë tjetër. Në vendin tonë, këtë shërbim e ofrojnë bankat komerciale dhe këmbimoret e licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK). Matja e tyre bëhet me BIPS e cila paraqet shifrën e 4-të pas presjes dhjetore të normës.

𝑺𝑯𝑬𝑴𝑩𝑼𝑳𝑳: Sipas linkut https://www.bloomberg.com/quote/EURUSD:CUR, momentalisht EUR në USD mund të konvertohet me 1.1234. Do të thotë, 1 Euro = 1,1234 USD.

Sidoqoftë, banka vendos përfitimin e saj prej 100 BIPS në shitje/blerje të valutave. Kështu që, banka do të blej USD nga klienti me normën 1.1334 (1.1234 + 0.0100), ose banka do t’i shes USD klientit me normën 1.1134 (1.1234-0.0100).

Reklama e sponzorizuar

Pra, shohim se ngarkesa prej bankës me 100 BIPS, mund t’i kushtoj klientit me kosto shtesë për blerjen e produkteve në 1%, dhe kjo bën që automatikisht marzha bruto të jetë më e ulët përmbi këtë normë.

Po ashtu impakti i zvogëlimit të marzhës bruto, bën që të afektohet direkt edhe fitimi neto i një kompanie, i cili do të jetë më i ultë. Pra, banka aplikon rregullin: Buy Above, Sell Below (Blej valutë të huaj mbi normën e tregut, shite valutën e huaj nën normën e tregut). Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që gjatë konvertimit të dy valutave, të analizohet tregu dhe norma e konvertimit të jetë sa me afër asaj zyrtare, në mënyrë që humbja të jetë sa më e vogël.

𝑹𝑹𝑬𝒁𝑰𝑸𝑬𝑻 e ndërlidhura me FX janë të natyrave të ndryshme, por që kryesoret janë: rreziku nga ndryshimi i normës së këmbimit, kartmonedhat e huaja falso (që mund të shfaqen nga tregtarët ilegalë të parave në rrugë), rreziku nga pamundësia për ta konvertuar në valutën që dëshirojmë, në momentin kur kemi nevojë, etj.

𝐊𝐄𝐒𝐇𝐈𝐋𝐋𝐀 𝐏𝐑𝐎𝐅𝐄𝐒𝐈𝐎𝐍𝐀𝐋𝐄 𝐌𝐁𝐈 𝐁𝐄𝐍𝐄𝐅𝐈𝐓𝐄𝐓 – Në periudha afatgjata, ekziston mundësia që norma e një valute mund të ndryshojë në favor kundrejt normës së konvertuar, kësisoj, rritet mundësia që përmes blerjes më të lirë të valutës në të kaluarën, rritet aftësia e blerjes së të mirave në sasi më të madhe. Rrjedhimisht, mund të ketë impakt në KMSH-n e atyre mallrave; – Bankat ofrojnë çmime preferenciale të konvertimit për vlera më të larta të konvertimit (mbi 5,000 Euro, mbi 2,000 Euro, varësisht nga banka); – Për vlera më të vogla, zakonisht janë Këmbimoret ato që ofrojnë norma me të mira konvertimi se sa bankat; – Kurdo që bizneset dëshirojnë të blejnë/shesin valutë të huaj (shembull, USD, GBP, CHF, etj.), rekomandohet që të bëjnë kërkesë të përnjëhershme për normë preferenciale në bankat komerciale dhe këmbimoret me të cilat bashkëpunojnë, ashtu që pas pranimit të ofertave, biznesi të ketë mundësi të përzgjedhë normën më të favorshme të konvertimit.

Në vlera të mëdha, dallimi di të jetë mjaft domëthënës, sikurse e pamë nga shembulli më lartë. – Shit/blerja e valutave në mënyrë elektronike përmes e-banking mund të bëhet me një marrëveshje paraprake bashkëpunimi me disa banka komerciale si dhe me këmbimoret. Konvertimi elektronik është tejet me i shpejtë në kohë, shumë më i sigurtë, me kosto me të ultë, dhe me mundësi shumë më të mëdha për norma më të mira të konvertimit. – Nëse një biznes ka planifikuar mirë blerjet, si dhe likuiditetin e ka nën kontroll të mirë, ky biznes ka mundësi më të madhe që të menaxhoj blerjen e valutave të huaja, për t’i financuar pastaj blerjet nga jashtë, me një kosto me të ulët.

Përgatiti: Kushtrim Morina, Konsulent Financiar.