Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë thirrje që të mos të bëhet therja e kurbaneve jashtë thertoreve të licencuara.
Sipas AUV-it, këto thertore posedojnë kushte teknike, sanitare dhe higjienike.
“Therjen e Kurbaneve të bëhet vetëm në thertoret e licencuara/aprovuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të cilat janë nën mbikëqyrje të kontrolleve zyrtare të inspektorëve veterinarë. Kafsha e cila theret për konsum mbi të gjitha duhet të jenë kontrolluara. Andaj në thertore kontrolli kryhet para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes, ku vlerësohet gjendja shëndetësore e kafshës dhe pas procesit të therjes, mishi i nënshtrohet kontrollit veterinar për verifikimin e përshtatshmërisë si produkt ushqimor për konsum”, thuhet në apelin e AUV-it.
Po ashtu, AUV thotë se therja e kafshëve në hapësirat publike është i ndaluar me ligje.









