Bajra: Nëse nuk dizajnohet mirë, Fondi Sovran do të jetë mjet në funksion të interesave politike

Në emisionin EURO n’7, është diskutuar krijimi i Fondit Sovran të Kosovës, që ishte njëri ndër premtimet më të mëdha elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje.

Profesor Ujkan Bajra ka thënë se krijimin e Fondit Sovran e sheh si një mjet politik i cili do të jetë gjithmonë në funksion të akomodimit të interesave politike.

“Nëse nuk dizajnohet mirë ky fond, jam i bindur se do të jetë në funksion të interesave politike, jo vetëm të kësaj qeverie por secilës qeveri që do të vije pas saj. Për ketë mendoj se fondi duhet të ketë një strukturë ndryshe. Nuk mjafton vetëm të bëhet projektligji dhe të vendoset në rrjet e të shikohet, politikëbërësit duhet që të çështje tepri me rëndësi për vendin të ishin me transparent dhe që krijimi i tij të diskutohet me gjithë akterët që janë ia duan të mirën këtij vendi. Në projektligj duhet me u definu më mirë orientimi ekonomik që do të ndjek fondi”, ka thënë Bajra.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij, projektuesit e Fondit Sovran duhet që të tregojnë më qartë se cilin model saktë do ta ndjek ky fond.

Mosdefinimi i qartë i strategjisë së këtij fondi nuk e qartëson se pse ndërmarrjet publike nuk mund të riaftësohen tash dhe pse ato mund të riaftësohen pas krijimit të fondit.

E padefinuar deri më tash, sipas profesor Ujkan Bajra, mbetet edhe mozaiku i qeverisjes koorporative, struktura e fondit, financimi i tij dhe krijimi i një fondi rezervë, investimet dhe parimi i ekonomisë së tregut.