BQE: Fitimet e Eurozonës janë ende faktori më i madh ndikues në inflacion, më shumë sesa pagat

Masa kryesore e përfitueshmërisë së korporatave në Eurozonë, u rrit në një rekord të lartë tremujorin e fundit, duke ushtruar presionin mbi inflacionin, pasi rënia e shumëpritur e marzheve të biznesit po vonohet më tej, tregoi artikulli i Bankës Qendrore Europiane (BQE).

Bizneset rritën çmimet, përpara rritjes së kostos vitin e kaluar, për të shtyrë inflacionin në territorin dyshifror deri në vjeshtë, duke e detyruar BQE-në, të rrisë normat, për të qetësuar kërkesën, në mënyrë që firmat të duhet të tërhiqen dhe të fillojnë të pranojnë kërkesat për paga më të larta.

Ndërsa BQE shpesh fajëson rritjen e shpejtë të pagave për presionet inflacioniste, deflatori i PBB-së, një masë e ndryshimeve në çmimet e të gjitha mallrave dhe shërbimeve, u rrit katër herë sa mesatarja historike tremujorin e fundit, ku fitimet, dhe jo pagat, kishin kontributin më të madh.

Reklama e sponzorizuar

“Në tremujorin e parë të vitit 2023, norma vjetore e rritjes së deflatorit të PBB-së së Eurozonës, arriti një rekord të lartë prej 6.2%, nga 5.7% në tremujorin e mëparshëm, duke qëndruar në nivelin më të ulët prej 0.6%, në tremujorin e dytë të 2021. ” tha BQE në një artikull të Buletinit Ekonomik.

“Kontributi nga fitimet për njësi, ka qenë veçanërisht i madh gjatë tre tremujorëve të fundit, duke zënë afërsisht 60% të rritjes totale të deflatorit të PBB-së,” shtoi BQE.

Mendimi tradicional ekonomik, do të kishte vënë në dukje fitimet më të dobëta, duke qenë se blloku pësoi recesion gjatë dimrit, por natyra e veçantë e goditjeve, nuk është përputhur me rregullat.

Familjet kanë ende kursime të shumta, të grumbulluara gjatë pandemisë, kështu që ato vazhdojnë të shpenzojnë, ndërsa paqëndrueshmëria e çmimeve të energjisë, krijoi një justifikim më të thjeshtë për firmat për të rritur çmimet.

Parashikimi i më shumë vështirësive dhe rritje çmimesh në sektorin energjetik, po i motivon kompanitë, që të marrin masa për të penguar goditjet e mëtejshme.

Edhe nëse rënia e marzheve nuk është ende e dukshme, BQE-ja përsëriti pikëpamjen e saj prej kohësh, se kjo do të vijë, dhe bizneset do të fillojnë të përballojnë një pjesë të kërkesës për rritje page, duke hequr kështu trysninë nga BQE, për të rritur normat.

“Duke parë përpara, zbutja e kërkesës së ndrydhur, të lidhur me pandeminë, lehtësimi i pengesave të ofertës dhe ndikimi frenues i shtrëngimit të politikës monetare, duhet të nënkuptojnë se firmat janë nën më shumë presion për të përballuar rritjen e fortë të pagave dhe rritjen pasuese të kostove të punës për njësi, duke përdorur fitimet për njësi”, tha BQE. /Reuters/