Bursat europiane janë hapur në rritje të lehtë në sesionin e fundit të javës, ndërsa investitorët po përllogarisin efektet që do të ketë vendimet e fundit të Bankës Qendrore Europiane.
Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.2%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor pozitiv. Sektori minerar kryeson fitimet, në rritje me rreth 0.6%, ndërsa ai i shitjeve me pakicë është në rënie me rreth 0.3%. Në takimin e së enjtes, Banka Qendrore Europiane rriti normën bazë të interesit me 25 pikë bazë, duke e çuar në 3.5%.
Në konferencën për mediat, shefja e BQE, Christine Lagarde tha se “nuk po mendojnë të ndalojmë me rritjen e interesave”, duke sinjalizuar se një tjetër rritje mund të vijë në korrik.
Ndërkohë, Banka e Japonisë e mbajti të pandryshuar politikën e saj ultra lehtësuese, pavarësisht inflacionit të lartë. Banka Qendrore e mbajti normën bazë të interesit -0.1%, në linjë me parashikimet e analistëve. /Scan tv/