E detyruan një person të transferojë kriptovaluta në vlerë prej 110 mijë euro për një borxh, arrestohen dy të dyshuarit

Kriptovalutat
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, nën në dyshimin se të njëjtit me anë të kanosjes, e kanë detyruar viktimënnjë person që të transferoj kriptovaluta në vlerë prej 110 mijë eurosh.

Të arrestuar janë një 35-vjeçar me inicialet V.H dhe një 38-vjeçar me inicialet M.H.

Sipas Policisë, detyrimi dyshohet të ketë ardhur në emër të një borxhi të pretenduar nga ana e të dyshuarve.

“Ndaj të dyshuarve aktualisht policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Detyrim””, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar