Mbi 1.3 milionë burra dhe gra gjermane punojnë edhe pas pensionimit

Numri i pensionistëve të ripunësuar në Gjermani, ndjeshëm është rritur.

Shumë prej tyre punojnë edhe punë të rënda fizike në kompanitë ndërtimore dhe kimike, por edhe në makino-ndërtim. Shkaqet për këtë janë të ndryshme.

Më shumë se 1.3 milionë gra dhe burra në Gjermani punojnë edhe pas daljes në pension.

Reklama e sponzorizuar

Në këto të dhënë tregon numri i rritur i të ripunësuarve pas penisonit gjatë katër vjetëve të kaluar.

Sipas statistikave të Entit Federal për Punësim, në qershor të vitit 2021 përafërsisht 300 mijë njerëz “mbi kufirin standard të pleqerisë për pensionim”, kanë punuar në veprimtaritë të cilat ju nënshtrohen pagesave për kontribute të sigurimit social.

Kjo është një rritje thuaja 30% në krahasim me vitin 2017. Diçka më e vogël është niveli i rritjes së të punësuarve pensionistë në segmentin e ashtuquajtur “punë të vogla”.

Rreth 1 milionë pensionistë gjermanë, punojnë në këto punë që është një rritje rreth 5%.

Të ashtuquajtura “punë të vogla” në Gjermani janë punët në të cilat realizohen të ardhurat deri në 450 euro dhe nuk paguhet tatimi në pagë në të ardhura./Buletini Ekonomik/