Fillon ndërtimi i impiantit të parë në Kosovë me biogaz në fshatin Prapashticë

Impianti ka kapacitet prej 500 kW dhe prodhon 4.12 GWh energji elektrike dhe 4.12 GWh energji termike në vit.

Ky impiant do të furnizojë rreth 1000 shtëpi me energji 24/7 dhe do të ulë emetimin 2700 ton dioksid karboni në vit.

Ky investim inovativ në Prishtinë dhe Kosovë koincidon të kontribuojë edhe në jetësimin e Strategjisë së Kryeqytetit- Prishtina e pastër dhe e gjelbër.

Reklama e sponzorizuar

Projekti do të punësojë rreth 20 punëtorë dhe do të mbjellë 300 hektarë tokë me misër e grurë dhe si i tillë do të krijojë zingjir të prodhimit duke ndërlidhur edhe banorët e fshatrave të Gollakut. /Ndërtimi.info/