Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se ekonomisë së vendit tonë i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale.
Hoti me anë të një reagimi publik në Facebook, është shprehur se Qeveria Kurti ka performacë të dobët në ekonomi.
“Performancën e dobët në ekonomi të kësaj qeverie e dëshmojnë këto të dhëna. Shpenzimet për çështje ekonomike gjatë vitit 2022 kanë rënë dukshëm krahasuar me vitin 2019, që është viti para pandemisë. Kjo e fakton argumentin se ekonomisë së Kosovës i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale, të cilat kanë prodhuar efekte multiplikuese negative në të ardhura dhe rritje ekonomike”, ka shkruar Hoti, përcjell Telegrafi.