Investimet në burimet e rinovueshme – Gjermania lë pas Kinën si vendi i dytë më tërheqës në botë

Gjermania ka lënë pas Kinën, duke u bërë vendi i dytë më tërheqës në botë për investime në burimet e rinovueshme për shkak të përpjekjeve të saj për të përshpejtuar reformën e tregut të energjisë dhe për t’u larguar nga karburantet fosile.

Në një renditje vjetore të 40 tregjeve kryesore të energjisë së rinovueshme në mbarë botën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u renditën të parat, me Gjermaninë që ngjitet një vend në pozitën e dytë për herë të parë në një dekadë.

Gjermania ishte blerësi më i madh në Europë i gazit rus deri para shpërthimit të luftës në Ukrainë dhe gjithashtu ka qenë e varur nga ato energjia bërthamore dhe qymyri. Megjithatë, ajo mbylli tre stacionet e fundit të energjisë bërthamore në prill.

Reklama e sponzorizuar

Analistët e konsiderojnë këtë si një moment historik në përparimin e vendit drejt objektivave të përshpejtuar të tranzicionit të energjisë. Gjithashtu ka të ngjarë të ketë një rritje të përdorimit të qymyrit në afat të shkurtër, për të reduktuar efektet e ndërprerjes në furnizimin me energji elektrike.

Gjermania synon që burimet e rinovueshme të përbëjnë 80% të përzierjes së saj të energjisë deri në vitin 2030. Aktualisht, burimet e rinovueshme përbëjnë 46%, nga 41% në fillim të vitit 2022.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ruajtën pozicionin e tyre kryesor në indeks, mbështetur nga miratimi i Aktit të Reduktimit të Inflacionit vitin e kaluar, i cili cakton 369 miliardë dollarë për investime në sigurinë e energjisë dhe ndryshimet klimatike.

Megjithatë, ka një bllokim të rrjetit të projekteve të burimeve të rinovueshme që presin të lidhen me rrjetet rajonale. Edhe pse sektori i erës në det të hapur është rritur, qëllimi i administratës amerikane për të pasur 30 gigavat erë në det deri në vitin 2030 ka të ngjarë të reduktohet me 10 GW. India kaloi përpara Australisë në pozitën e gjashtë në indeks, për shkak të rritjes së shpejtë të industrisë së saj të burimeve të rinovueshme, veçanërisht të energjisë diellore. /Scan tv/