Humbja e vendit të punës është një realitet fatkeq, me të cilin shumë njerëz përballen në rrugëtimin e karrierës.
Sidomos gjatë periudhave të vështira ekonomike, frika nga papunësia mund të jetë dërrmuese, duke i çuar profesionistët në panik dhe të humbasin synimet e tyre afatshkurtra dhe afatgjata.
Megjithatë, është thelbësore të mbani mend se të qenët elastic dhe të vendosur, mund të hapin rrugën drejt suksesit, edhe në rrethana sfiduese.
Më poshtë, anëtarë nga Këshilli i Burimeve Njerëzore të Forbes, ofrojnë strategjitë e tyre praktike për të inkurajuar ata, që përballen me humbjen e vendit të punës, për të qëndruar të motivuar dhe elastik.
Merrni masa
Përqendrohuni në atë, që mund të kontrolloni, dhe të ndërmerrni veprime. Përditësoni LinkedIn dhe filloni krijimin e rrjetit të njohjeve menjëherë, por gjithashtu filloni të përmirësoni aftësitë tuaja!
Ndiqni kurse online ose merrni pjesë në seminare, për të zhvilluar aftësi të reja ose për të përmirësuar ato ekzistuese.
Kjo mund t’ju bëjë një kandidat më të vlefshëm për punëdhënësit e mundshëm.
Mos harroni se humbja e punës është shpesh e përkohshme dhe mund të paraqesë mundësi për rritje dhe zhvillim.
Jepini prioritet rrjetit të njohjeve profesionale
Pothuajse të gjithë jemi përballur me një humbje pune dhe kur mendojmë përsëri për situatën, shumica prej nesh do të dëshironim të kishim bërë më shumë njohje profesionale.
Përmirësoni profilin tuaj dhe filloni të lidheni me njerëzit – mos prisni për një pushim pune, për të filluar krijimin e njohjeve.
Jini gjithmonë të përgatitur
Punoni për të përmirësuar vazhdimisht aftësitë dhe përvojën tuaj, duke dalë për projekte dhe duke kuptuar se si të merrni ekspozimin e duhur.
Përqendrohuni në rrjetet e jashtme. Gjithashtu, sigurohuni që të kurseni para, në mënyrë që të mos ju zë paniku nëse humbni punën.
Mendoni për synimet përfundimtare
Përqendrohuni në ambicien tuaj, si dhe mbani një qëndrim pozitiv dhe kërkoni ndihmë.
Përqendrohuni në krijimin dhe përmirësimin e aftësive dhe zgjerimin e njohurive duke mësuar, në mënyrë që të jeni të përgatitur për mundësi më të mëdha dhe më të mira.
Duke mbajtur në mendje synimin përfundimtar, mund të ruani përqendrimin duke ndjekur qëllimet tuaja, pavarësisht nga situata.
Kujdesuni për veten
Humbja e punës do t’u ndodhë shumicës së njerëzve. Është e vështirë të mos e marrësh personalisht, por ka të ngjarë që nuk është. Është thjesht një vendim biznesi, =iI bazuar në treg.
Situata mund të jetë sfiduese nga ana mendore, por njerëzit duhet të ecin përpara.
Apliko për punë dhe krijo njohje profesionale sa më shumë që të jetë e mundur.
Shijoni pushimin dhe gjeni kohë për t’u kujdesur për veten. Ushtrohuni dhe kaloni kohë me miqtë dhe familjen.
Përqendrohuni te rritja
Kjo është koha për fillime dhe mundësi të reja! Përdoreni këtë periudhë si një shans për t’u rritur dhe eksploruar.
Duke u përqendruar në krijimin e aftësive të reja, krijimin e rrjetit të kontakteve profesionale, si dhe duke pasur aftësinë për t’u përshtatur, individët mund të rrisin elasticitetin, të qëndrojnë të tregtueshëm dhe të pozicionohen më mirë, për të kapur mundësi të reja kur ato lindin.
Mendoni për veten
Merrni pak kohë dhe mendoni se çfarë dëshironi. A ishit të përmbushur në punën tuaj të mëparshme?
Epo, ndoshta është koha për të menduar për një ndryshim në karrierë. Ndoshta është koha për të përmirësuar aftësitë dhe për të ndryshuar industrinë. / Forbes/ Montor.al/