Mbahet për herë të parë ‘Forumi Biznesor i Boronicës’ në Kosovë

Boronicat apo gurët e çmuar të botës së frutave, të njohura për përfitimeve të tyre të jashtëzakonshme shëndetësore, tashmë kanë nxitur rritje të kërkesës, duke i ngritur ato lartë në tregun global.

Me rritjen e kërkesës globale për këto furta, industria e boronicës në Kosovë ka lulëzuar në një fuqi ekonomike. Kjo industri jo vetëm që ka forcuar ekonominë e vendit, por gjithashtu ka krijuar mundësi punësimi dhe ka nxitur praktika të qëndrueshme bujqësore.

E pikërisht për rëndësinë dhe potencialin e saj për zhvillim më të madh, u organizua forumi i parë biznesor i boronicës në Kosovë, që u mbajt në Prishtinë dhe në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë.

Reklama e sponzorizuar

Në Forumin Biznesor të Boronicës në një fjalë rasti Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se kultura e boronicës në Kosovë bën pjesë tek frutat me më së shumti potencial për zhvillimin e bujqësisë, dhe se Ministria e Bujqësisë po e mbështetë këtë kulturë.