INA, OMV Petrom, Motor Oil dhe MOL disa nga kompanitë e karburanteve fosile që veprojnë në rajonin e Ballkanit dhe Evropës Juglindore kanë treguar për investime dhe projekte të e energjisë së gjelbër. Duke ndjekur hapat e kompanive më të mëdha të naftës në botë, ato do të shtojnë BRE në operacionet e tyre.
Vetëm brenda një jave apo më shumë, janë zbuluar një sërë projektesh dhe investimesh për energjinë e ripërëtritshme nga kompanitë e derivative dhe gazit natyror në rajon.
OMV Petrom siguron fonde për hidrogjenin e gjelbër
OMV Petrom nënshkroi një kontratë financimi nëpërmjet Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës së Rumanisë për ndërtimin e një sistemi me elektrolizer prej 20 MW për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër. Ministria e Energjisë miratoi deri në €39 milionë ndërsa i gjithë investimi llogaritet në €74 milionë.
Vendi për objektin, që pritet të përfundojë në vitin 2025, është në rafinerinë e naftës Petrobrazi në veri të Bukureshtit. Kompania tha se do të prodhonte 2600 ton hidrogjen të gjelbër në vit.
MOL Group zgjeron biznesin e bioenergjisë
Në Hungarinë fqinje, MOL Group arriti një marrëveshje për të blerë një termocentral 4 MW me biogaz në Szarvas nga BayWa. Ai përpunon më shumë se 40,000 ton mbetje në vit nga prodhimi i mishit, 53,000 ton mbetje si plehrat dhe mbetjet organik dhe rreth 18,000 ton substrate bujqësore.
Objekti ka një prodhim vjetor prej 12.5 milionë m3 biogaz.
Në Kroaci hapen mundësitë e erës në det të hapur
Kompania kroate e naftës dhe gazit INA – Industrija nafte, në pronësi të MOL, sapo është bërë një prodhues i energjisë së ripërtëritshme. Parku diellor Virje, me një kapacitet nominal 10.2 MW dhe një lidhje 9 MW me rrjetin, ka hyrë në fazën e testimit.
Është objekti i dytë më i madh fotovoltaik në vend. Virje vlerësohet të prodhojë 12.2 GWh në vit. Presidenti i Bordit Drejtues Péter Ratatics theksoi ambiciet e firmës për energjinë gjeotermale, energjinë e erës në det të hapur dhe prodhimin e hidrogjenit të gjelbër, si dhe zhvillimin dhjetëvjeçar të projekteve të kapjes dhe ruajtjes së dioksidit të karbonit për fushat e varfëruara të naftës. /Balkan Green Energy News/