Kosova me 360 mijë të punësuar dhe 30 mijë punëkërkues

Në Kosovë gjatë muajit prill të këtij viti kanë kërkuar punë afro 30 mijë qytetarë, shumica nga ta meshkuj.

“…punëkërkues të regjistruar sipas grup-moshës ishin 29 mijë e 582 persona, prej tyre 16 mijë e 029 meshkuj dhe 13 mijë e 553 femra”, ka treguar Agjencia e Statistikave.

Kurse sipas këtyre statistikave në Kosovë të punësuar figurojnë mbi 360 mijë qytetarë të punësuar.

Reklama e sponzorizuar

“Në muajin prill, të punësuar me pagë primare janë regjistruar 360 mijë e 446 persona, derisa të punësuar me pagë sekondare janë regjistruar 16 mijë e 966 persona”.

Punësimi sipas aktiviteteve dhe gjinisë mbi moshën 15 vjeçare ishte më i madh tek Administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi i detyrueshëm social (22.8%); Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparime automjetesh dhe motoçikletash (21.7%); Prodhimi (11.1%); Ndërtimtaria (6.2%); Aktivitetet e akomodimit dhe shërbimet e ushqimit (5.4); Aktivitetet financiare dhe të sigurimeve (5.4%), etj.

Agjencia e Statistikave ka treguar se këto të dhëna bazohen në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK).