Kuvendi Komunal i Prishtinës shkarkon 20 aksionarë të 10 ndërmarrjeve publike

Me 25 vota për, asnjë kudër dhe një abstenim Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar për shkarkimin e  20 aksionarëve të dhjetë ndërmarrjeve publike komunale.

Në mbledhjen nuk kanë marrë pjesë asamblistë të LDK-së e PDK-së.

Mbledhja është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK-ja.

Reklama e sponzorizuar

Në media ditëve të fundit është raportuar se zhvillimet e ditës së sotme rrezikojnë ta shpërbëjnë përfundimisht koalicionin, tashmë të lëkundur, mes LDK-së dhe PDK-së.

Sherri mes dy partive në pushtet komunal ka të bëjë me mos-mbështetjen e PDK-së për hartat zonale.

Kryetari i komunës së Prishtinës, qysh në shtatorin e vitit të kaluar kishte miratuar vendimin për formimin e një komiteti konsultativ për Hartimin e Planit Zhvillimor dhe Hartës Zonale. Ky plan – që orienton zhvillimin e kryeqytetit – do të ishte tetë-vjeçar.

Deri tash, nuk dihet saktë se cilat ishin mospajtimet specifike mes palëve, por dihet që PDK-ja nuk po pajtohet. /Ekonomiaonline