Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë shprehur të shqetësuar në lidhje me gjendjen e krijuar në veri të vendit, ku sipas tyre kjo situatë do të ketë efekte të rënda në sferën ekonomike.
Sipas tyre, situata e tensionuar në vend si nga ana politike dhe ajo e sigurisë do të ketë ndikim në investitorët e huaj e të brendshmen, të cilët Kosovën nuk do ta shohin si një vend për të investuar.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, tha se situatat e tensionuar në vend do të ketë efekte të rënda në ekonomin e vendit, pasi sipas tij investitorët kërkojnë që të ketë stabilitet dhe vend normal ku ka rend dhe ligj.
Ai tha se si vend duhet që të përgatitemi edhe për sfida të reja ekonomike, pasi sipas tij, tërë zinxhirin e furnizimit dhe tërë zinxhirin e prodhimtarisë Kosova është e varur shumë nga importet dhe nga prodhimi i jashtëm.
“Situata e fundit në përgjithësi në Kosovë është jashtëzakonisht e tensionuar dhe efektet në sferën ekonomike do të jenë sinqerisht të rënda për shkak se investitorët serioz, investitorët strategjikë, investitorët e mirëfillte nuk kërkojnë situata të tilla, kërkojnë stabilitet dhe vend normal ku funksionon rendi dhe ligji. Veçanërisht kësaj përkeqësimin e situatës edhe me partnerët tjerë përveç me Serbinë, po ashtu investitorët e jashtëm do ti qetë në dilema të mëdha”.
“Nisur nga fakti që sot kemi një situatë kaq të koklavitur politikisht dhe në sferën e sigurisë, ne duhet që të përgatitemi edhe për sfidat e tjera ekonomike sepse në tërë zinxhirin e furnizimit dhe tërë zinxhirin e prodhimtarisë ne jemi të varura shumë nga importet dhe nga prodhimi i jashtëm”, tha ai.
Ai theksoi po ashtu se vendi është edhe në një situatë jashtëzakonisht të rëndë edhe sa i përket çështje së lëvizjes se fuqisë punëtore.
Sipas tij, Qeveria urgjentisht duhet që të veproj me gjithë dimensionin e saj për të stabilizuar skenën politike, ekonomike dhe të sigurisë.
“Ne sot kemi një situatë jashtëzakonisht të rëndë edhe sa i përket çështje së lëvizjes se fuqisë punëtore ku të rinjtë tan shoshin më pakë perspektiv, shohin më pak mundësi, shohin me pak shanse që të punësohen dhe të veprojnë në vendin e tyre”.
“Është një situatë e veçantë që kërkohet nga qeveria urgjentisht të veproj me gjithë dimensionin e saj për të stabilizuar jo vetëm skenën politike por edhe ekonomike dhe të sigurisë urgjentisht. Dihet që të jemi të përgatitur edhe në koordinim të plotë me faktorët relevant, veçanërisht me ShBA-të”, tha ai.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se pas arrestimit të tre policëve kosovarë nga ana e Serbisë, gjendja në vend është bërë e jashtëzakonshme, ku sipas tij, kjo do të ketë impakt negativ në ekonomi.
“Sa i përket situatës në veri të Kosovës është gjendje e jashtëzakonshme pas kidnapimit të tre policëve kufitarë dhe në këtë drejtim kjo do të ketë impakt negativ edhe në zhvillimi ekonomik, tekë investitorë qofshin të brendshëm, qofshin të jashtëm sepse edhe kështu nuk kemi pasur investime nga jashtë. Kanë qenë në mënyrë simbolike dhe kjo e vështirëson edhe me tepër gjendja e pa sigurisë në veri të Kosovës. Prandaj kjo Qeveri e ka pruar situatën në këtë gjendje që nuk dihet si do të dalim nga ko krizë e thellë ekonomike por edhe pasigurisë”, tha ai.
Lekaj shtoi se kjo situatë do ta përshpejtoj më shumë ikjen e popullatës nga vendi, raporton EO.
“Po me siguri që ne kemi pasur ikje të rinjve nga Kosova dhe që ja kanë mësyrë perëndimit për të gjetur punë, por kjo ka me përshpejtuar edhe më shumë ikjen e të rinjve dhe popullatës. kështu që kjo Qeveri e ka pruar Kosovën në atë situatë sa që më qytetari nuk ka shpresë për të jetuar në Kosovë”, tha ai.