Sipas raportimeve të fundit, vendet që kanë shënuar më shumë lëvizje në strategjitë e imigracionit e që pë rpasojë kanë çuar në rritje ekonomike janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Australia, Britania e Madhe, Zvicra, Kanadaja, Izraeli, Zelanda e Re, Spanja dhe Franca. Greqia renditet në vendin e 31-të. Gjithnjë e më shumë vende po alikojnë strategji të ndryshme për të punësuar fuqi të huaj punëtore, për shkak të përballjes me një mungesë të theksuar profesionistëve të kualifikuar në sektorë kyç për ekonominë e tyre.
Në një studim të titulluar “Një strategji e re migracioni për rritje dhe inovacion”, ‘Boston Consulting Group’ ka hartuar Indeksin Global të Migrimit të Talenteve për të vlerësuar efektivitetin e strategjive të migracionit të cilat ndiqen nga vendet e zhvilluara në mbarë botën dhe në bazë të të cilave ato u shërbejnë të gjithëve.
Indeksi specifik mat parametra të tillë si “sasia” – d.m.th. numri i flukseve të imigracionit që hyjnë në ekonominë e një vendi si dhe përqindja e emigrantëve me arsim të lartë që ai arrin të tërheqë -, “cilësi” – d.m.th. numri i ndryshëm i kombësive, lloji i aftësive të tyre, specializimi i tyre në një sektor të caktuar – dhe lidhja, d.m.th. aftësia e një vendi për të përdorur imigracionin për të futur njohuri dhe aftësi për të forcuar sektorët e ekonomisë. Integrimi i njerëzve nga vende të tjera mund të rrisë produktivitetin e tyre dhe të forcojë performancën e tyre në inovacion.
SHBA renditet e para, e ndjekur nga Gjermania, Australia, Britania e Madhe, Zvicra, Kanadaja, Izraeli, Zelanda e Re, Spanja dhe Franca. Sipas sondazhit, vendet me rezultatet më të larta miratojnë strategji emigracioni që kanë çuar në rritje ekonomike. Ecuria e Greqisë në strategjinë e saj e çon atë në vendin e 31-të, e ndjekur nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Filipinet dhe Ukraina.
Për të kuptuar rëndësinë e fluksit të punëtorëve dhe emigrantëve nga vendet e huaja, hulumtimi thekson se një përmirësim me 10 pikë në indeksin GTMix mund të çojë në një rritje mesatare prej 21% të PBB-së për frymë dhe 40%.
Në të njëjtën kohë, në një pikë tjetër, hulumtimi vë në dukje se, përveç plotësimit të vendeve të lira të punës, ata që emigrojnë në vende të tjera dhe kanë një nivel tjetër arsimor krijojnë bizneset e tyre, në masë më të madhe se punëtorët “vendas”. Në mënyrë indikative, emigrantët përfaqësojnë 15% të të gjithë punëtorëve në SHBA, por është vërtetuar se, në të njëjtën kohë, ata përfaqësojnë 25% të sipërmarrësve dhe 25% të atyre që inovojnë.
Në fund të fundit, themeluesit e gjigantëve të teknologjisë si eBay, Kohl’s, si dhe Instagrami, e kanë origjinën nga Franca, Polonia dhe Brazili, duke gjeneruar shumë miliarda të ardhura nga taksat dhe duke punësuar dhjetëra mijëra punëtorë. Gjithashtu, hulumtimi konfirmon se ata që vijnë nga vende që kishin njëfarë specializimi në sektorë të caktuar të industrisë, kanë aftësinë për të rritur produktivitetin e sektorëve specifikë në vendet pritëse.
Dorina Kurtaj /SCAN