Vazhdon ngritja e çmimeve të prodhimit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e parë (TM1) 2023. Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 3.2% ndërmjet TM1 2023 dhe TM4 2022.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (15.0%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (11.6%); përpunimi i produkteve ushqimore (7.9%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (7.1%); prodhimi i pijeve (6.8%); prodhimi produkteve kimike (6.0%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (4.6%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (4.6%); prodhimi i produkteve minerale jo metalike (4.2%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (3.3%); xeheroret dhe guroret e tjera (3.2%); prodhimi i pajisjeve elektrike (2.4%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (1.8%); prodhimi i mobilieve (0.8%); dhe energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (0.6%).

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-2.4%); prodhimi produkteve të lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (-1.4%); dhe prodhimi i metaleve (-0.7%).

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq, krahasuar TM1 2023 me TM1 2022, çmimet e prodhimit pësuan rënie në një mesatare prej (-0.1%).

Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-14.8%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-3.1%); prodhimi i metaleve (-2.5%); prodhimi i produkteve të lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (-0.6%); dhe prodhimi i mobilieve (-0.3%). Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (24.5%); xeheroret dhe guroret e tjera (20.9%); prodhimi i pijeve (9.6%); prodhimi i produkteve kimike (9.6%); përpunimi i produkteve ushqimore (9.1%); nxjerrja e xehes së metalit (8.4%); prodhimi i produkteve minerale jo metalike (5.8%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (5.8%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (5.1%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (4.6%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (4.6%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (2.7%); dhe prodhimi i pajisjeve elektrike (1.2%).