Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vlerësimin e Ligjit për Pagën Minimale.
Kështu ka bërë të ditur vetë Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Së bashku me këshilltaren e grupit, znj. Fixhrije Dragaj, sapo dorzuam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën tonë lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë të Ligjit nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale. Synimi ynë është që me rrugë kushtetuese të ndalim një padrejtësi të madhe rreth Pagës Minimale!”, ka thënë Tahiri.