Ardhja e mërgimtarëve rrit me 10% udhëtimet në aeroportin “Adem Jashari”

Ardhja e mërgimtarëve shoqërohet me rritjen e fluksit të udhëtimeve në në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’. Pikërisht në muajin qershor ka një rritje prej 10% të udhëtarëve të cilët vijnë në Kosovë në sezonin e verës.

Këtë e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Aeroportit, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin e mëngjesit në RTK, “Mirëmëngjesi Kosovë”, Valentina Gara.

Ajo ka njoftuar se nga janari ka rritje të vazhdueshme, ku në total Aeroportin Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ numëron 15% rritje të udhëtimeve. Vendet prej nga vijnë më së shumti udhëtarët janë Zvicra e Gjermania.

Reklama e sponzorizuar

“Viteve të kaluara kemi pasur anulime për shkak të motit të keq, sidomos në sezonin dimëror duke pasur parasysh që kemi pasur një pistë më të shkurtë. Tanimë kemi zgjatur pistën dhe kemi ngritur kapacitetin e ndriçimit, ku aeroplanët mund të aterojnë në një dukshmëri deri në 50 metra nga 250 e cila ka qenë më herët”, ka treguar Gara për gjendjen e Aeroportit.

“Ka raste kur vij tri herë edhe nuk mund ta ndali”, tha një udhëtar mërgimtar të cilit iu dallohet mallëngjimi për Kosovën. “Në Kosovë kam familjen. Vijmë dy deri në tri here. Gjithmonë më mungon dashuria e këtij vendi”, thotë një tjetër mërgimtar.