Shkarkohet Bordi Mbikëqyrës i kombinatit Trepça

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që ta shkarkoj Bordin Mbikëqyrës të ndërmarrjes Trepça.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është shprehur se bordi aktual është jo funksional.

“Bordi Mbikëqyrës i ndërmarrjes Trepça është themeluar me vendim të Qeverisë së Kosovë më 2 shkurt 2022, ku me 20 shtator kanë dhënë dorëheqje dy nga anëtarët ndërsa kanë mbetur tre anëtarë, pra aktualisht Bordi është jo funksional”, ka thënë Rizvanolli.

Reklama e sponzorizuar

Ajo ka shtuar se ky Bord Mbikëqyrës ka shkelur detyrat.

“Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike ka konstatuar që Bordi ka shkelur detyrat dhe i ka propozuar Qeverisë së Kosovës si aksionare shkarkimin e këtij Bordi Mbikëqyrës. Andaj, propozoj shkarkimin e bordit ekzistues dhe emërimin e një bordi të përkohshëm, deri në zgjedhjen e një bordi të ri. Ky bord, mandatin nuk mund ta ketë më të gjatë se gjashtë muaj”, ka përfunduar ajo.