Shërbimet e telefonisë mobile të IPKO-s kanë rënë nga sistemi pasditën e sotme, teksa shumë qytetarë kanë njoftuar për probleme për të realizuar thirrje nga kjo kompani telekomunikuese.
Problemet janë shfaqur rreth orës katër të pasditës, ndërsa ende janë duke vazhduar të njëjtat.
“Nuk ka rrjet”, është mesazhi i shkurtër që po u shfaqet klientëve të kësaj kompanie.
Kompania IPKO ende nuk dalë me ndonjë sqarim për këtë situatë.