Investimet e huaja në Kosovë arrijnë vlerën e 778.2 milionë eurove

Investimet e Huaja Direkte vitin e kaluar kanë shënuar rritje për 85 për qind, në vlerën prej 778.2 milionë euro.

IHD-të kryesisht janë investuar në patundshmëri.

 

Në vitin 2022 Investimet e huaja direkte në Kosovë u rritën për 85.0 për qind dhe arritën në 778.2 milionë euro. Sektori i patundshmërisë ka vazhduar të mbetet sektori me i rëndësishëm për investime të huaja dhe përbën 67.3 për qind të gjithsej IHD-ve.

Reklama e sponzorizuar

Sektorët e tjerë me kontribut në rritjen vjetore të IHD-vë ishin sektori i aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, si dhe sektori i ndërtimtarisë”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore.

Sipas këtij raporti, marrë parasysh hendekun në të dhëna në segmentin e patundshmërive, si në kontekst të mungesës së një indeksi të çmimeve në patundshmëri, ashtu edhe të shtrirjes së kreditimit në këtë segment (rritje e lartë e evidentuar në vitet e fundit), monitorimi i rreziqeve që vijnë nga ky segment shoqërohet me pasiguri të larta.