Ish kryeministri i Kosovës, aktualisht deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar për siç ka thënë ai dhënien e disa kontratave milionëshe përmes procedurës një brimore nga ana e Qeverisë, raporton Gazeta Blic.
Hoti ka shtuar disa pyetje e që kanë të bëjnë me prokurimin publik ku mes tjerash ka thënë se zhvillime shqet2ëuse po ndodhin në prokurimin publikë gjatë qeverisjes “Krejt dhe Drejt”
“Gjatë vitit 2022, janë nënshkruar kontrata një burimore në vlerë 78.6 mil euro, një rritje prej 26.6 mil euro krahasuar me vitin paraprak, apo 51% më shumë. KEK-u është prijës në këtë drejtim: nga 44 mil euro vlerë të kontratave të nënshkruara nga KEK-u gjatë vitit 2022, 38% apo 16.8 mil i ka bërë me kontrata njëburimore’. Ka shkruar ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë i Hotit.
ÇFARË PO NDODH ME PROKURIMIN PUBLIK?
PSE PO RRITEN KONTRATAT NJËBURIMORE?
PSE PO KONKURROJNË MË PAK OPERATORË EKONOMIKË?
Dy zhvillime shqetësuese po ndodhin në prokurimin publik gjatë qeverisjes “Krejt dhe Drejt”:
1. Gjatë vitit 2022, janë nënshkruar kontrata një burimore në vlerë 78.6 mil euro, një rritje prej 26.6 mil euro krahasuar me vitin paraprak, apo 51% më shumë. KEK-u është prijës në këtë drejtim: nga 44 mil euro vlerë të kontratave të nënshkruara nga KEK-u gjatë vitit 2022, 38% apo 16.8 mil i ka bërë me kontrata njëburimore.
2. Në vitin 2021, mesatarisht kanë konkurruar 4.0 operatorë ekonomikë për çdo tender, ndërkaq në vitin 2022 ka konkurruar 4.08.
Këto zhvillime në prokurimin publik janë të dëmshme në dy aspekte:
– Kur lidhen më shumë kontrata njëburimore, atëherë buxhetit të shtetit i kushtojnë më shtrenjtë punët apo shërbimet që i prokuron dhe konkurrenca është e padrejtë.
– Kur ka më pak konkurrues për çdo tender të hapur, atëherë kjo nënkupton se kompanitë private nuk besojnë se kontratat jepen sipas kritereve ligjore, sipas çmimit më të ulët dhe cilësisë më të lartë. Duket qartë se kompanitë besojnë se janë lidhjet dhe favorizimet që përcaktojnë se kujt i jepet tenderi.
Të dhënat janë nga raporti i organizatës “Democarcy Plus”, të cilën e falënderoj për analizën e thjeshtë dhe të qartë. Mirë do ishte të kishim një analizë të kontratave njëburimore për secilën organizatë buxhetore dhe listën e projekteve për këto kontrata, në mënyrë që të konstatohet se cilat janë arsyet që është dashur të lidhen kontrata njëburimore.